Një lajm ‘bombë’ ka tronditur sot merkaton e futbollit jo vetëm në Itali e Spanjë, por në të gjithë Europën. Kjo pasi Real Madrid i ka hyrë në spërkatë Barcelonës për Lautaro Martinez, sulmuesin e Interit që dukej se destinacion kishte Camp Nou-n.
Sipas ‘Sportmediaset’ agjentët e 22-vjeçarit kanë patur një takim me drejtuesit madrilenë, me të cilët për më tepër kanë arritur edhe një marrëveshje. Ideja është që Real Madrid të pagujë 50-60 mln euro për ‘El Toro-n’ dhe mos të marrin 40 mln eurot e Hakimit, të cilin Interi e bleu më herët. Kjo është pëlqyer edhe nga presidenti i Real Madrid Fiorentino Perez, që ka dhënë miratimin.
Real Madrid si kurrë më parë në 20 vitet e fundit nuk ka bërë asnjë goditje në merkato, por me afrimin e Lautaro-s hesht kritikët dhe shtang Barcelonën, që prej muajsh këmbëngul për argjentinasin.
Ndërkohë nga ana tjetër Inter shpreson që me paratë e fituara të mbyllë tratativën për Kante-n, mesfushorin e Chelsea-s, që është kthyer në objektivin kryesor.