Real Madrid është fituesi i finales së madhe të superkupës së Europës, duke mundur Sevillën me rezultatin 2-0, në "Millienium Stadium", të Cardiff-it.
Heroi i takimit ishte i përhershmi Cristiano Ronaldo i cili shënoi një dygolësh, duke marrë kështu dhe duartrokitjet e 80 000 spektatorëve të pranishëm në stadium, si dhe shumë shikuesve të tjerë që ndoqën takimin përmes televizorit.
Kjo fitore vec konfirmimit të Real Madrid të një super fuqie futbollistike me 14 trofe europian në palmaresin e saj, i jep mundësinë edhe teknikut italian, Carlo Ancelottit të ngjitet në podiumin e strategëve më të mirë në botë, duke koleksionuar 3 Liga Kampionësh dhe 3 Super Kupa Europe.
Ndeshja që në nisje të saj tregoi se "galaktikët" i kishin të qarta idetë, edhe pse duhet pranuar se Sevilla tentojë, por pa sukses të bllokonte të gjitha hapësirat për të mos i dhënë mundësi, Cristiano Ronaldos, James Rodriguez dhe Gareth Bale të shpalosnin aftësitë e tyre.
Gjithësesi yjet e Real Madrid arritën të shkëlqenin në këtë mbrëmje të nxehtë vere dhe ti dhuronin Madrilenëve super kupën e dytë të Europës në historinë e tyre, pas asaj të fituar në vitin 2002, kur në stol ishte Perez. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur galaktikët në lojë kishin lojtar si Bale, Kroos, Rodriguez, Benzema e Ronaldo, ndërsa në pankinë ishin lojtar luksi si Di Maria, apo Xabi Alonso (tribunë) i skualifikuar.
Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 30', kur Ronaldo shfrytëzon mjaft mirë një kros të shërbyer nga krahu i majtë i sulmit madrilen nga Bale. Ndërsa goli i dytë u shënua pak pas fillimit të pjesës së dytë. Në minutën e 49' do të ishte sërish Ronaldo që me të majtën e tij do "pushkatonte" portën e mbrojtur prej Bato. Vijimi i lojës ishte thjesht një formalitet për galaktikët që kontrolluan mjaft mirë gjithcka dhe në fund, pas vërshëllimës së gjyqtarit anglez, Mark Clattenmburg, kapiteni Casillias ngriti në qiell trofeun e parë për sezonin e ri për "mbretërorët".
Në fund të takimit, sulmuesi Gareth Bale e quajti këtë fitore një punë të kryer me sukses. "Ne e kryem me sukses detyrën e tonë dhe fituam këtë trofe. Ne luajtëm mjaft mirë, edhe pse na u desh pak kohë të hynim në lojë, gjithësesi në fund ia dolëm", tha ai. Sulmuesi Madrilen gjithashtu vlerësoi Ronaldon si thelbësor për mbretërorët. "Cristiano Ronaldo tregoi edhe njëher se cfarë di të bëjë.
Të gjithë po punojmë fort, jemi një skuadër kompakte. Filluam sezonin në mënyrën më të mirë dhe për mua ishte mjaft e bukur të fitoja pikërisht në vendlindjen time. Të gjithë vinë tek Real Madrid për të fituar një trofe, Reali është skuadra e ëndrave për të gjithë. Urojë të vijojmë me fitore", përfundoi Bale. Ndërsa vetë Cristiano Ronaldo u shpreh mjaft i gëzuar që me golat e tij i dha fitoren madrilenëve. "Këtë trofe e doja me cdo kusht, pasi ende nuk e kisha fituar.
Jam i lumtur që me golat e mi i dhashë Real Madridit këtë trofe", u shpreh Ronaldo në përfundim të takimit./ATSH/
/Shqiptarja.com