Real Madrid-Barcelona 'luftë' për finalen e Kupës së Mbretit

Real Madrid-Barcelona 'luftë' për finalen e Kupës së Mbretit

Bota e futbollit mban frymën pasi luhen dy “El Clasico” në katër ditë. Sonte në mbrëmje nga Real Madrid –Barcelona do të përcaktohet finalistja e parë e Kupës së Mbretit ndërsa të shtunën dueli do jetë për La Ligan. “Sot është finalja jonë” ky është betimi që kanë bërë futbollistët e Real sipas Marca. Pritet spektakël dhe Leo Messi në superformë është ai që tremb Bernabeun pasi Realit argjentinasi i ka shënuar plot 26 gola por asnjëherë në Kupë. Ndërsa tek Los Blancos shpresojnë tek forma e mirë e Vinicius Junior dhe tek rezultati 1-1 i gjysmëfinales së parë që favorizon disi vendasit. Me formacioni më të mirë do luajë Reali ku ndryshimi i vetëm pritet të jetë në portë Keylor Navas në vend të Courtois.

Edhe Ernesto Valverde do zbresë në fushë me gjithë armatimin e mundshëm ku kërcënimi numër një për Bernabeun do jetë Leo Messi. Real –Barcelona starton në orën 21:00 dhe konsiderohet si finalja e parakohshme e Kupës së Mbretit. Ndërkaq ka përfunduar pa gola ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë mes Lazios dhe Milanit. Dy skuadrat ishin  si të bllokuara dhe kishte pak raste për tu shënuar ku pjesa më e madhe ishin për bardhekaltërit. Ekipi finalist do përcaktohet në Milano në ndeshjen e kthimit që do luhet në prill. Sonte luhet gjysmëfinalja tjetër Fiorentina-Atalanta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh