Real Madrid dhe Xabi Alonso janë ndarë vetëm 7 muaj pas 'martesës' së qershorit të kaluar në Botërorin e Klubeve dhe mbaroi me Super Kupën e Spanjës, ku të bardhët humbën ndaj Barcelonës.

Alonso është zëvendësuar menjëherë nga Alvaro Arbeloa. Sipas mediave të huaja, as trajneri dhe as lojtarët nuk e prisnin këtë kthesë të ngjarjeve.

"Xabi Alonso do të ketë gjithnjë dashurinë dhe admirimin e të gjithë madrilenëve sepse është një legjendë e Real Madridit dhe ka përfaqësuar gjithnjë vlerat e klubit tonë. Real Madridi do të jetë gjithnjë shtëpia e tij", thuhet në njoftimin zyrtar.

Xabi zhvilloi 34 ndeshje me ekipin.

Arbeloa, ish-mbrojtës i cili ka qenë pjesë e klubit si lojtar e më vonë si trajner në akademi, tani rikthehet me synimin për të sjellë qëndrueshmëri në ekip.

Xabi Alonso u emërua më 1 qershor të vitit të shkuar, por qëndrimi i tij nuk është më i shkurtri. Rekordin e mban José Antonio Camacho, i cili qëndroi në detyrë për vetëm 22 ditë para se të jepte dorëheqjen nga mosmarrëveshjet me hierarkinë e klubit.