Real Madridi e ka mbyllur me fitore këtë edicion të La Ligas. Kampioni i Spanjës ka shënuar fitore ndaj Mallorcës me rezultat 4 me 1. Ronaldo dhe Benzema shënuan nga 1 herë në pjesën e parë për epërsinë prej 2 golash të Realit. Ozil shënoi në pjesën e dytë për 3 me 0, ndërsa golin e nderit për Mallorcën e shënoi Castro në minutën e 52. Katër minuta më vonë Ozil shënoi edhe 1 herë për rezultatin përfundimtar, Real Madrid-Mallorca, 4 me 1.
Ndërkaq La Liga ka humbur njërën nga skuadrat më të mira viteve të fundit. Villareal nuk ka arritur të sigurojë mbijetesën pasi ajo është mposhtur nga Athletico Madrid në minutat e fundit.”Tigri” i quajtur Falcao realizoi për mysafirët në minutën e 88 duke shtangur tifozët në El Madrigal.
Villareal, Gijon dhe Santander kanë rënë nga Liga, ndërsa Real, Barca, Valencia do ta përfaqësojnë Spanjën në Ligën e Kampionëve, bashkë me Malagën në turin paraeliminator të Champions. Athletico Madrid dhe Levante kanë siguruar nga një vend për në Europa League. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com