Roma apo Liverpool? Real Madrid pret të mësojë sonte në mbrëmje kundërshtarin e finales së madhe të Kievit në Champions. Verdhekuqtë premtojnë përmbysjen e madhe dhe një tjetër mbrëmje magjike si ajo ndaj Barcelonës ndërsa anglezët duan të ruajnë fitoren 5-2 të një jave më parë për të qënë ata në finale.

Roma është gati dhe trajneri Di Francesco do të luajë me skemën 4-3-3 ku risi në formacion do të jenë Pellegrini, El Shaarawy dhe Schick ndërsa trajneri Di Francesco është i qartë:

Ne duam të bëjmë një tjetër përmbysje të madhe. Liverpool është ndryshe nga Barcelona dhe do na duhet shumë kujdes. Unë besoj në një tjetër mrekulli dhe tek tifozët. Ata kanë Salah por ne kemi Dzeko.

Eusebio Di Francesco, trajner i Romës

Tek Liverpool janë gati për t’u rikthyer në finale. Të fortë nga fitorja në ndeshjen e parë djemtë e Klopp janë të bindur që nuk do të ketë surpriza. Formacioni është ai tradicional i ndeshjeve të fundit me treshen magjike në sulm Salah-Mane dhe Firmino. Trajneri Jurgen Klopp ka një mesazh për Romën:

Nuk do të jemi në gjumë. Kemi një ndeshje për të luajtur dhe duam ta bëjmë më së miri për të arritur finalen. Ne nuk jemi as Chelsea dhe as Barcelona.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp

Për kompanitë e basteve nuk ka favorit për ndeshjen e sotme . Roma dhe Liverpool kanë shanse të barabarta për ta fituar përballjen.