Real Madrid nuk i ndahet Barçës, mund 3-0 Valencian (VIDEO-Golat)

Barcelona telefonon dhe Real Madrid përgjigjet. Madrilenët nuk i ndahen blaugranëve në luftën për titullin kampion dhe pas disa vështirësive në pjesën e parë likuiduan Valencian në stadiumin “Alfredo Di Stefano”. Djemtë e Zidane fituan pastër 3 me 0 pas një pjesë të dytë fantastike ku Benzema dhe Asensio dhuruan spektakël. Francezi zhbllokoi takimin ndërsa spanjolli u rikthye në fushë pas 11 muajsh dhe shënoi gol me prekjen e parë të topit pas vetëm 30 sekondash që kishte shkelur në tapet. Goli i tretë ishte një kryevepër e Benzema pas pasimit të Asensios. Francezi kompleton dygolëshin dhe lë të kënaqur gjithë ambientin madrilen.Kur duhen edhe 9 ndeshje nga fundi Real Madrid është vetëm dy pikë larg Barcelonës.

La Liga nuk njeh pushim dhe sonte Messi me shokë janë të impenjuar në një transfertë shumë të vështirë ndaj Sevilla-s në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”. Ekipi do jetë pa dy lojtarë të rëndësishëm Sergi Roberto dhe De Jong ndërsa titullar priten Semedo, Rakitic e Vidal. Andaluzianët janë një kockë e fortë dhe mbajnë vendin e tretë në renditje. Edhe njëherë katalanasit pritet të merren për dore nga kapiteni Messi edhe në sfidën e mbrëmjes së sotme që nis në orën 22:00. Barça nuk duhet të gabojë pasi Real është gati të përfitojë./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët