Reali i Madridit thyen "mallkimin" Dortmund,e mposht 1-3 në shtëpi.
Galaktikët kanë fituar në një ndeshje mjaft të bukur me lojë të hapur, me sulme dhe kundra sulme gjatë gjithë ndeshjes.
Serinë e golave e hapi Uellsiani, Gareth Bale me një goditje fluturimthi brenda zonës në minutën e 18', me fitore minimale mbyllet pjesa e parë në "Signal Iduna Park".
Me rifillimin e pjesës së dytë është ylli portugez, Ronaldo i cili dërgon në rrjetë një pasim të inkuadruar nga Bale.
Dortmund i përgjigjet me Aubameyang në minutën e 54’, duke e rihapur sfidën sërish.
Por në të 79’-ën sërish Cristiano Ronaldo mbyll hesapet me ekipin gjerman duke i dhënë fitoren e parë Realit në fushën e Dortmund.
Fitore ka arritur edhe Totenham ndaj qipriotëve të APOEL, Harry Kane vulos rezultatin 0-3 falë një triplete të tij.
Në grupin H, Reali kryeson së bashku me Totenham me nga 6 pikë secila në dy ndeshje të luajtura.
Ndërkohë në Grupin F, pikë të plota ka siguruar edhe Mancester City, duke fituar 2-0 me Shaktar Donesk.
Po ashtu edhe Napoli i mbrojtësit të kombëtares, Elseid Hysaj ka triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj hollandezëve të Feynord.
Zhgënjen sërish Liverpol, të cilët nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1 në Rusi, me Spartak Moskën, ndërsa Sevila fitoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Maribor dhe merr kryesimin e Grupit E, me 4 pikë dhe ndiqet nga Liverpol e Spartak Moska me nga 2 pikë.
Ndërsa Grupi G, vazhdon të na surprizojë.
Në Monaco, Porto bën çudinë shkatërron skuadrën e principatës brenda në shtëpi me rezultatin e thellë 0-3, fitore të rëndësishmë arritën edhe turqit e Besiktash, 2-0 me Leipzig, nënkampionët e gjermanisë.
Besiktash kryeson grupin me 6 pikë në dy ndeshje, ndiqet nga Porto me 3 pikë.
Kjo ishte pasqyra e ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve dhe sfida interesante janë rezervuar për nesër në mbrëmje.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com