Real Madridi insiston për Balen, sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’, gjiganti spanjoll është i gatshëm të shpenzojë 100 milionë euro, për ta bërë të vetin yllin e Tottenhamit.

Pasi dështuan ta transferonin yllin brazilian Neymar, që përfundoi tek rivali Barcelona, Merengues e duan Balen për t’u konfirmuar.

Edhe ‘Sunday Times’ shkruan se klubi nga Santiago Bernabeu ka bërë gati 45 milionë euro të tjerë, për ta transferuar sulmuesin e Liverpoolit,

Luis Suarez. Perez duket se është gati që të shpenzojë shuma marramendëse për të

sjellë në Spanjë yjet e momentit të futbollit botëror për të ngritur Realin në majën e futbollit.


d.b/shqiparja.com