Reali i Madridit ka goditur sërish në merkato duke arritur marrëveshjen me Malagan për mesfushorin e talentuar Isco që spikati me Spanjën në kampionatin
Evropian të futbollit që u zhvillua në Izrael. Isco realizoi një paraqitje pozitive së bashku me Moratën dhe Alcantran.
Pas disa tentativave nga Manchetser City dhe Bayer Mynih është Reali që arrin marrëveshjen me vlerë 30 milionë euro.
Prezantimi do të realizohet në fillim të muajit korrik. Akordi mes palëve është arritur nga Zidane.
Ndërsa kjo është blerja e tretë e Realit këtë edicion pas Carvajal dhe Casemiro. Isco pritet që të shkëlqejë me Realin këtë edicion pasi është mjaft premtues si futbollist.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com