Reali asnjë fitore në Dortmund
Gotze: S'trembemi, i mposhtim

Reali asnjë fitore në Dortmund<br />Gotze: S'trembemi, i mposhtim
Udhëtimet e Real Madrid drejt Gjermanisë kanë qenë gjithnjë një dhimbje koke për 11 herë Kampionët e Europës. 

Madrilenët kanë një bilanc negativ ndaj skuadrave gjermane, sidomos me sfidantët e ditës së nesërme, Borussia Dortmund në shtëpinë e të cilëve nuk ka fituar asnjë ndeshje.

Takimi i fundit mes dy skuadrave në "Signal Iduna Park" ka përfunduar me shifrat 2:2, por po në këtë stadium "galaktikët" kanë kujtime të hidhura të asaj humbje në 2013-ën 4:1 me pokerin Robert Lewandovskit. Atë vit Borussia nën drejtimin e Jurgen Klopp arriti në finalen e Champions League, ku u mposht 2:1 nga Bayern Munchen. 

Pak orë përpara sfidës, kanë ardhur edhe deklaratat e para të lojtarëve. 

Mario Gotze ka thënë se pret një ndeshje të vështirë ndaj kampionëve të Europës në fuqi, por beson se forma e mirë e skuadrës dhe ndihma e tifozëve do ta ndihmojë Borussian.

Ne presim një ndeshje të vështirë, sepse luajmë kundër skuadrës që e ka fituar Ligën e Kampionëve në dy sezonet e fundit”, tha fillimisht Gotze.

Por, ky është sezon i ri, ne jemi në formë të mirë dhe duhet të reagojmë me forcë. Ne besojmë te vetja jonë dhe luajmë në shtëpi para tifozëve tanë”, tha kampioni i botës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP, mes tyre edhe e besuara e famlijes Berisha

Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP, mes tyre edhe e besuara e famlijes Berisha