Gazeta e njohur franceze “L’Equipe” ka publikuar formacionin më të mirë të vitit në kontinent.

Rivaliteti midis Barcelonës dhe Realit të Madridit vazhdon edhe në garën për formacionin më të mirë.

Në listën e “L’Equipe” bie në sy se Reali dhe Barcelona kanë nga katër futbollistë në formacion.

Në kampin blaugran në formacion janë zgjedhur Hordi Alba, Cavi Hernandez, Andres Iniesta dhe Mesi.

Ndërsa në kampin madrilen në formacionin ideal janë Iker Kasillas, Sergio Ramos, Xabi Alonso dhe Kristiano Ronaldo.

3 futbollistët e tjerë që plotësojnë këtë 11-she janë mbrojtësi i Manchester Sitit Visent Kompani, ai i Bajernit Filip Lahm si dhe braziliani i Celsit, Ramirez.

Jashtë formacionit ka mbetur Pirlo, i cili e dërgoi Italinë në finalen e Kampionatit Europian, por edhe me Juventusin u shpall kampion i Serisë A.

dylber balla