Reali i Madridit dhe Borusia e Dortmundit janë dy ekipet e para gjysmëfinaliste të Champions League për këtë edicion, pas dy rezultateve spektakolare në Turqi dhe në Gjermani. Gallatasarai arriti që të fitonte përballë Realit në shtëpi me rezultatin 3-2, por kjo nuk mjafton për të kaluar më tej. Ndërsa Borusia ka mundur në shtëpi ekipin e Malagas 3-2 duke kaluar në gjysmëfinale. Reali i Madridit e ka nisur ashtu sikur pritej ndeshjen në Turqi duke shënuar në minutën e 7' me sulmuesin kryesor Kristiano Ronaldo që vendos heshtjen në stadiumin e Gallatasarait. Vendasit që kishin menduar se do të arrinin që të kthenin rezultatin 0-3 në Madrid zhgënjehen totalisht nga pësimi i golit në minutat e para duke mbyllur kapitullin e kualifikimit në gjysmëfinalet e Champions League.

Megjithatë trajneri Fatih Terim nuk dorëzohet dhe motivon ekipin që të vazhdojë lojën me grindë dhe zemër. Drogba dhe fantazisti i njohur holandez Shnajder tentojnë me të gjitha mënyrat që të barazojnë rezultatin në pjesën e parë, por mbrojtja e merenguesve është e pa kalueshme me Pepen dhe Varanen në qendër dhe Essien e Coentrao nga krahët që përverc se mbrojnë me forcë kundërsulmojnë fuqishëm . Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet me rezultatin 0-1 për miqtë nga Spanja. Pjesa e dytë nis më mirë për ekipin e Terim që pavarësisht se ishte jashtë lojës për kualifikim arrin që të shënojë me Eboue në minutën e 57' duke barazuar shifrat. Por oreksi vjen duke ngrënë dhe kjo shprehje i shkon përshtat shumë mirë Gallatasarait që shënon përsëri në minutën e 70' golin e avantazhit me Shnajder, ndërsa dy minuta më pas e ka radhën sulmuesi Drobga që shënon golin e tretë për turqit duke surprizuar spanjollët dhe trajnerin Hose Murinjo që nuk ju beson syze.

Ndërsa në krahun tjetër Drogba ka shënuar një nga golat më të bukur të kompeticionit me finte në portën e Digo Lopez që edhe mund ta kishte shmangur nëse do të ishte treguar më i kujdesshëm. Në fund Ronaldo shënon golin e sigurisë që mbyll shpresat e vendasve për kualifikim. Ndërsa në Gjermani 90' minutat kanë qenë akoma më drithëruese, pasi miqtë e Malagas kaluan dy herë në avantazh, por Borusia arriti që të kthente rezultatin duke shkuar në gjysmëfinale. Për Malagan fillimisht shënoi Joakin, barazoi Levandovski, kaluan në avantazh miqtë me Eliseun, por në minutën e fundit Reus dhe Augusto shënojnë dy herë.




Dylber Balla