Barcelona është ndalur në transfertën e Celta Vigos me rezultatin 2-2, por i kënaqet faktit që Lionel Mesi ka thyer edhe dy rekorde të tjera në kampionatin spanjoll të futbollit.

Kështu Mesi pas golit në minutën e 72', sigloi ndeshjen e 19 radhazi që shënon dhe faktin që i ka shënuar cdo ekipi që luan në elitën e futbollit iberik. Barcelona nuk mundi të ruajë avantazhin 2-1, 7 ' minuta nga fundi.

Reali nuk ka përfituar nga barazimi i katalanasve pasi ka barazuar me Zaragozën, e cila është kthyer në një 'mace të zezë' për 'Galaktikët'. Për Realin shënoi Ronaldo, por goli nuk mjaftoi për të ngushtuar diferencën me Barcelonën.



Rezultatet e ekipeve elitare

Sunderland 0 - 1 Manchester U.
Arsenal 4 - 1 Reading
Manchester C. 4 - 0 Neëcastle U.
Southampton 2 - 1 Chelsea
Inter 1 - 2 Juventus
Chievo 0 - 1 Milan
Celta 2 - 2 Barcelona
Zaragoza 1 - 1 Real Madrid
Stuttgart 1 - 2 Dortmund
Bayern Munich 9 - 2 Hamburger


d.b/shqiptarja.com