Real Madrid e ka mbyllur me një paraqitje zhgënjyese sezonin në “La Liga” pasi skuadra madrilène është mposhtur 0-2 nga Betis në javën e fundit të kampionatit. Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, në të dytën vendosën golat e Loren dhe Jese.
Përveç rezultatit, zhgënjyese në këtë takim ishte dhe loja, por pas nuk mbetën as statistikat. Pas 38 javësh kampionat kjo ishte humbja e 12 për Real Madrid, që e mbyll në vendin e tretë me 68 pikë, 8 më pak se Atletico Madrid e vendit të dytë dhe 18 më pak se Barcelona e vendit të parë që ka ende një ndeshje për të zhvilluar.
I vetmi kompensim për tifozët e Realit është merkato e bujshme e premtuar gjatë kësaj vere nga drejtuesit e klubit, por gjithçka mbetet për t’u parë.