Kupa e Spanjës- Reali i Madridit dhe Sevilja janë dy ekipet e para që kalojnë në gjysmëfinalen e kupës së Mbretit. Reali i Madridit ka kaluar në gjysmë finale pasi eleminoi ekipin e Valencias. Ndeshja e parë mes dy ekipeve përfundoi me fitoren e Realit me rezultatin 2-0. Tashmë Reali pret në gjysmëfinale ekipin që do të dalë nga çifti Barcelona-Malaga. Sevilja ka siguruar një fitore shumë të lehtë përballë ekipit të Saragozës me rezultatin 4-0 duke zhvlerësuar barazimin në ndeshjen e parë 0-0. Serinë e golave e hapi Negredo në minutën e 36-të, Rakitic dyfishoi në minutën e dytë të shtesës. Negredoo shënoi përsëri në minutën e 67-të, ndërsa në sekondat shtesë Manu sigloi golin e katërt. Në gjysmëfinale, Sevila pret një prej skuadrave të çiftit, Atletico Madrid-Real Betis.

Kupa e Italisë-
Ndeshja Roma-Inter ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të ekipit të Romës që hedh një hap të sigurtë drejt kualifikimit në finale. Interi shpreson për një përmbysje rezultati në ndeshjen e dytë. Golat për ekipin e Romës u shënuan nga Florenzi në minutën e 13' dhe Destro në minutën e 33', ndërsa për Interin shënoi Palacio në minutën e 44'.



Dylber Balla