Real Madrid e ka nisur me fitore kompeticionin e ‘International Champions Cup’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Los Blankos mposhtën 3-1 Los Angeles Galaxy në takimin e zhvilluar në Phoenix.

Angel Di Maria kaloi në avantazh fillimisht Realin në minutën e 15, rezultat me të cilin do të mbylleshin 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë Reali gjeti edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës me anë të Benzema 51’ dhe 74’, ndërsa në minutën e 63 Jose Villareal shkurtoi diferencën për amerikanët.

Por duhet thënë se blerja e re nga Malaga, Isco, ka qënë në një superformë duke të kujtuar Zinedine Zidane.