Reali i Madridit është ndëshkuar përballë ekipit të Granadës me rezultatin 1-0 nga ai që pritej më pak që të realizonte një gjë të tillë. Autogoli i Kristiano Ronaldos në pjesën e parë të ndeshjes ka shokuar madrilenët që nuk arrijnë të barazojnë deri në fund.
Pavarësisht tentativave të shumta nga Reali për të barazuar në pjesën e dytë, Granada u mbrojt mjaft mirë duke administruar avantazhin e dhuruar. Pas ndeshjes trajneri Hose Murinjo është shfaqur i nevrikosur me të tijët duke u shprehur se"
Përgjegjësia për të gjitha humbjet është e imja. Kur fitojmë sipas mediave merita është e ekipit dhe s'ka nevojë për një trajner, kur humbasim përgjegjësi është trajneri. Më shqetëson loja në pjesën e parë.
Disa lojtarë luajtën 90 minuta ndaj Barcelonës, duke dhënë maksimumin edhe sot por nuk e kuptoj pse disa të tjerë që ishin në stol ose në tribunë të mërkurën dhe dukeshin të lodhur” deklaron Murinjo duke shigjetuar direket Ramosin, Di Marian dhe Marcelon.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA