TIRANE - Përforcimi i ri i Realin e Madridit është Dani Carvajal. Pas prezantimit nga presidenti i ekipit legjendë në botë, Florentino penez, mbrojtësi tha se ndihet njeriu më i lumtur në botë dhe se do të jap gjithçka për klubin. Carvajal u largua nga klubi mbretëror verën e kaluar për të luajtur te Bayer Leverkusen, por Los Blancos e kthyen në klub menjëherë pas një viti për një shumë rreth 6.5 milionë eurove.
“Dua të falënderoj presidentin, tifozët dhe klubin. Kam luftuar shumë për këtë ëndërr që sot mu bë realitet. Sot jam njeriu më i lumtur në botë. Do të jap gjithçka nga vetja për këtë klub”, ka thënë Carvajal në konferencën për shtyp në krah të presidentit, trajnerit dhe Zinedine Zidanes.
Ndërkohë që Reali pasi siguroi Iscon dhe Carvajal është hedhur në sulm për të marrë edhe talentin e radhës në futbollin spanjoll që spikati shumë me Real Sociedadin duke tërhequr vëmendjen e shumë menaxherëve nga Spanja dhe Evropa. Por sipas shumë informacioneve, mediat spanjolle deklarojnë se Reali ka arritur marrëveshjen me mesfushorin e talentuar që u shpall edhe kampion Evrope me Spanjën për moshat.
Shuma që Reali duhet të paguajë për të pasur shërbimet e Illarramendi është 30 milionë euro, aq sa pagoi edhe për Iscon. Fillimisht Reali pagoi 20 milionë euro, por shuma u refuzua nga Sociedadi. Ndërkohë që pas jnë takimi të dytë, Perez vendosi të paguajë edhe 10 milionë më shumë.
Futbollisti ka deklaruar se mesi pret që të veshë fanellën e bardhë. Dëshira e vetme e paplotësuar këtë merkato për Realin është Bale, i cili pavarësisht se ka shprehur hapur ambicien për të luajtur me Realin është penguar nga Totenhemi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com