Ndeshja mes Manchester United dhe Realit të Madridit ashtu sikur pritje nga të gjithë ka dhuruar shumë emocione dhe të pa pritura në të gjitha minutat që yjet qenë në fushë. Në 'Old Traford' kanë zbritur në fushë jo pak, por 600 milionë euro, ku padyshim ai që vlente më shumë ishte Cristiano Ronaldo. Bukuria e ndeshjes në Manchetser ka qenë që në fund është dashur që rrugën e Ligës së Kampioneve ta vazhdojë vetëm ekipi i Realit të Madridit, pasi Manchetser United është larguar më kokën poshtë duke e përfunduar rrugëtimin shumë shpejt, pasi fati vendosi përballë dy super ekipe.

Ndeshja ka filluar e mirë për Realin që zbret në fushë të gjithë altilerinë e rëndë dhe tenton të sulmojë nga minuta e parë për të shënuar golin në fushën kundërshtare, por United mbrohet mirë është e gjallë në cdo sekond në fushë. Trajneri Ferguson ka qenë vigjilentë në cdo sekondë nga bankina duke udhëzuar të tijët për kujdes nga sulmi i Realit. Në pjesën e parë Reali ka pasur disa raste për shënim nga Ronaldo, Di Maria dhe Higuanin.

Madje argjentinasi Higuanin në minutën e 31' kishte një rast ideal për të shënuar, por portieri De Gea e bllokoi duke dërguar topin mbi tranversë. Van Persi në krahun tjetër vendosi disa herë në vështirësi portierin Lopez. Në pjesën e dytë gjithcka nis nga fillimi dhe me shumë vrull nga të dy ekipet. Në minutën e 48' Sergio Ramos shënon një autogol për në portën e tij duke i dhënë avantazhin ekipit kundërshtar.

Ndërsa 4' minuta më pas është Nani që largohet me karton të kuq duke ripahur sfidën. 10' minuta pas autogolit të Realit shënon Modric me një super gjuajtje nga jashtë zonë duke barazuar shifrat, ndërsa 3' minuta më pas është Ronaldo që sjell avantazhin për herë të parë duke përfituar nga një rrëmujë në zonë. Në minutat e mbetura Reali administron fitoren që e kalon në turin tjetër, ndërsa United duhet të mendojë për Premier Ligën, pasi Ligës së Kampioneve i tha lamtumirë. Në ndeshjen tjetër Borusia ka fituar me Shaktarin me rezultatin 3-0 duke ju bashkuar Realit në cerekfinale.

Ronaldo

Ronaldo ka qenë deciziv me golin e dytë të shënuar në Manchetser duke i dhënë kualifikimin e ekipit të Realit përballë ish-ekipit të tij. Portugezi ashtu sikur bëri edhe në Madrid nuk festoi në momentin e shënimit të golit duke respektuar të kaluarën e tij në Angli. Ronaldo është pritur mjaft mirë nga tifozët në stadium, por edhe jashtë tij duke shpresuar madje edhe në një rikthim të mundshëm të tij te Manchetseri.

Dylber Balla