Milani pas goditjes së parë nga Perez që pengoi kalimin e Rikardo Kaka nga "Bernabeu" në "San Siro", ka marrë edhe një tjetër goditje nga Jose Murinjo, i cili mundi italianët me rezultatin e thellë 5-1. Ndeshja është zhvilluar në SHBA, në stadiumin e Yankes në New York.
Madrilenët ishin në super formë duke mos hasur asnjë pengesë, pasi dërguan pesë herë sferën në rrjetë pa asnjë vështirësi. Serinë e golave për Realin e hapi Di Maria duke u pasuar me golat e Kristiano Ronaldos (dy herë), Ramosit dhe në fund Calejonit. Për milanistët golin e nderit e ka shënuar braziliani Robinjo. Ekipi i Realit është në super formë në prag të ndeshjes së Super Kupës së Spanjës, ndërsa Milani ka treguar dobësitë e para pas largimit të dyshes Ibrahimovic, Silva.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com