Reali i Madridit ka fituar me rezultatin 4-3 përballë Valadolidit në 'Santiago Bernabeu'. Në minutën e 8 Oscar shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase për të kaluar miqtë në epërsi, por Valiente shënon autogol në të 26'.
Pas një krosimi të mrekullueshëm të argjentinasit Di Maria, Cristiano Ronaldo e shndërron në gol me kokë, por pas tri minutash Javi Guerra barazoi në fund të pjesës së parë. Në të 49' Kaka riktheu avantazhin e Los Blancos pas asistit që i dhuroi Di Maria.
Cristiano Ronaldo thelloi përsëri avantazhin me golin e 53-të sezonal, i mungon vetëm një gol për të arritur shifrën 200 me Realin. Sastre në fund ngushton shifrat për statistikë.
Real Madridi është tetë pikë prapa Barcelonës që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Blaugranët edhe nëse e mposhtin Betisin nuk do të shpallen kampionë këtë javë.
/Shqiptarja.com