Reali i Madridit është vendosur në sulm për të realizuar goditjen e parë në merkaton e verës dhe emri i parë që lakohet se do të veshë fanellën e bardhë është mesfushori Pogba.

Francezi që luan me ekipin e Juventusit dhe realizuar një paraqitje të mirë me bardhezinjtë duke u cilësuar si një nga futbollistët me të ardhme. Perez sipas mediave spanjolle është këshilluar nga Varane, i cili i ka rekomanduar Pogban.

Kjo ka bërë që Perez të udhëtojë me avionin e tij privat drejt Italisë për të takuar babain e mesfushorit. Dëshira mund të realizohet pa hasur pengesa, pasi dëshira e Pogbas për të mos refuzuar një ekip si Reali, por edhe ndërmjetësimi i Zidanes dhe Varanes janë decizive për të sjellë francezin në Spanjë te Reali.


d.b/shqiptarja.com