Reali kërkon 400 milionë
euro për Cristiano Ronaldon
Mbi divorcin e mundshëm mes Cristiano Ronaldos dhe Realit të Madridit vijnë konfirmime edhe nga mediet e tjera, si “Marca” apo “Sky Sports” i Anglisë
Tashmë nuk janë vetëm thashetheme, ato që pritet të trondisin këtë merkato verore. Ajo që shkroi mëngjesin e së premtes e përditshmja portugeze “A Bola”, nuk mbetet diçka e izoluar.
Mbi divorcin e mundshëm mes Cristiano Ronaldos dhe Realit të Madridit vijnë konfirmime edhe nga mediet e tjera, si “Marca” apo “Sky Sports” i Anglisë.
“Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të luajë më në Spanjë dhe po kërkon një ekip tjetër. Vendimi i tij është i pakthyeshëm”, shkruan media britanike. Ndërsa në mbrëmje, spanjollja “Marca” shkoi edhe më tej, duke cituar Ronaldon t’u ketë thënë shokëve të skuadrës se “vendimi është marrë, po largohem”.
Pakënaqësia e sulmuesit portugez duket se ka lidhje me sjelljen që kanë mbajtur “Los Blancos” përballë akuzave ndaj tij për evazion fiskal, me presidentin Florentino Perez që u ka bërë presion medieve për të evituar publikimin e njoftimit se mashtrimi lidhet pikërisht me Realin.
Një tjetër burim që e konfirmon këtë është Nuno Luz, gazetar i televizionit portugez “Sic” dhe ndër ata që e njohin nga afër Ronaldon, i cili në një intervistë për “Radio Marca” është shprehur:
“Cristiano ka vendosur të mos kthehet të luajë më në Spanjë, sepse mendon se është trajtuar keq në këtë sfidë me drejtësinë, ku nuk e ka ndihmuar askush. Bazuar mbi ligjin ‘Beckham’ të vitit 2005 (një ligj që parashikonte reduktim të tatimit për punonjësit e huaj në Spanjë me të ardhura mbi 600 mijë euro në vit), është gjetur një klauzolë sipas së cilës duhej të ishte klubi që të mbulonte një pjesë të mirë të taksave, dhe Ronaldo prandaj është irrituar”.
Reali, megjithatë, nuk duket se do të imponohet kollaj për shitjen e Ronaldos. Sigurisht, nëse ai kërkon të largohet, do të duhet të bindë ekipin ku kërkon të luajë që të derdhë një shumë marramendëse parash, krahasimisht me vlerën e futbollistit. Një vlerësim, që për “Los Blancos” shkon në rreth 400 milionë euro, shkruan Kosovapress.
PSG dhe Manchester United duket se janë të vetmet skuadra të interesuara për Ronaldon, por nuk dihet nëse janë të gatshme të ofrojnë kaq shumë para.
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.7%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14515
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta Izrael-Hezbollah/ Frikë, emocione dhe trishtim për ata që lanë pas, kthehen në Romë me çarter 178 italianë të riatdhesuar nga Bejruti
4 Tetor, 08:52
-
Europa League/ Man. United shpëton në fund, barazon 3-3 në Porto! Roma turpërohet në Suedi, Muçi asist në humbjen e Besiktas
4 Tetor, 08:40
-
Aksident në aksin e ri Thumanë-Kashar! Përplasen 3 makina, humb jetën 65-vjeçari
4 Tetor, 08:35
-
Liga e Kombeve/ Sylvinho publikon sot listën me 24 emrat e ftuar për dy takimet e tetorit, ka surpriza
4 Tetor, 08:14
-
3 muaj betejë për jetën, ndërron jetë i riu që u plagos nga shpërthimi me tritol në banesën e motrave Nikolli në Elbasan! Xhovana akuzoi Dumanin si porositës
4 Tetor, 08:09
-
U pezullua për shkak të motit të keq, nis lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Italisë! I Barit mbërrin në 13:00, i Ankonës në mesditë
4 Tetor, 08:07
-
Blogu italian ‘beBorghi’: Vizitoni kryeqytetin e gjallë të Shqipërisë, Tiranën
4 Tetor, 08:03
-
Ndërtimet e reja dhe rritja e referencave, Bashkia e Tiranës arkëtime rekord 93 mln euro nga taksat
4 Tetor, 07:45
-
Bombardime mbi Bejrut, sulm i ri nga Izraeli, në shënjestër pasardhësi i Nasrallahut
4 Tetor, 07:32
-
Lufta/ Dhjetëra bastisje izraelite në Bejrut, nata më e vështirë që nga fillimi i luftës! Shpërthime të mëdha jashtë aeroportit! Italia riatdheson 178 shtetas
4 Tetor, 07:26
-
Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori
4 Tetor, 07:13
-
Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot
4 Tetor, 07:06