Reali i Madridit ka arritur të sigurojë një fitore mjaft të rëndësishme në Kupën e Mbretit përballë ekipit të Valencias me rezultatin 2-0.

Karim Benzema në pjesën e parë të ndeshjes në minutën e 37' shënoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa në pjesën e dytë autogoli i Guardados në minutën e 73' vulos fitoren e Realit.

Reali ka realizuar një paraqitje pozitive, ndërsa Valencia nuk ka qenë në nivelin e pritur gjatë 90' minutave.

Ekipi i Murinjos tregoi superioritet duke dominuar.

(d.b/shqiptarja.com)