Dueli i marsianëve mes Barcelonës dhe Real Madrid që pustoi të apasionuarit në futboll në mbarë botën, u mbyll me fitoren e alaktikëve 2-1. Në tempullin e katalanasve në “Camp Nou” madrilenët kanë fituar me lojë dhe rezultat, duke u spallur që tani kampionë moralë të La Ligës. Kur duhen edhe 4 ndeshje nga fundi,
skuadra e Mourinho është 7 pikë larg dhe katalanasit kanë vetëm shpresë matematikore te kampionati.

Në minutën e 17', pas një nisjeje të mirë erdhi dhe avantazhi i galaktikëve, me autor Sami Khedira. Ky i fundit shfrytëzoi një hezitim të Puyol për të zhbllokuar rezultatin në favor të “blancos”. Skuadra blaugrana vuajti por edhe shpërdoroi shumë raste. Barazimi erdhi në pjesën e dytë me Sanchez në minutën e 71', por barazimi zgjati vetëm pak.

Dy minuta më vonë Merengues gjetën golin e fitores me një të djathtë të bukur të Cristiano Ronaldos, gol që ul siparin në La Liga.

BARCEONA-REAL MADRID 1-2
Barcelona (4-3-3): Valdes; Alves, Puyol, Mascherano, Adriano (29' st Pedro); Thiago, Busquets, Xavi (24' pj.2 Sanchez); Iniesta, Messi, Tello (35' pj.2 Fabregas).

Real Madrid (4-2-3-1): Casillas; Arbeloa, Pepe, Sergio Ramos, Coentrao; Xabi Alonso, Khedira; Di Maria (29' pj.2 Granero), Ozil (44' pj.2t Callejon), Cristiano Ronaldo; Benzema (47' pj.2 Higuain).
Arbitri: Mallenco
(rb/shhqiptarja.com)