Elita e futbollit spanjoll, La Liga është në raundin e 12-të. Me fillim nga ora 16:15 këtë të diel në "Vallecas" vendasit e Rayo Vallecanos ndalën në barazim 0-0 Real Madridin, në derbin e vogël të kryeqytetit spanjoll.
Edhe pse "Galaktikët" ishin superiorë në fushë dhe kontrolluan topin dhe lojën, mbrojtja e Vallecanos u tregua 'monumentale' dhe nuk lejoi që të prekej porta e mbrojtur nga Batalla. Më i miri i ndeshjes u shpall Guler me notën 7.9 sipas 'Sofa Score', por të dyja skuadrat në fund u gëzuan me nga një pikë.
Për Rayo Vallecanon në stol qëndroi Ivan Balliu. Mbrojtësi i Kombëtares duket se "u dënua" nga trajneri Inigo Perez, pas sherrit të mesjavës që dyshja pati në Conference League.
Me 31 pikë Real Madridi mban kreun e renditjes, ndjekur nga Villarreal me 26 pikë. Barcelona, e cila luan sot në orën 21:00 kundër Celta Vigos në udhëtim ka 25 pikë dhe me në fitore të mundshme mund të afrohet me "Galaktikët".
Komente





