Reali i Madridit ngjitet në krye të kampionatit spanjoll të futbollit pas fitores përballë ekipit të Granadës me rezultatin e pastër 2-0.
Sfida filloi mjaft emocionuese për Ronaldon që prezantoi trofeun e Topit të Artë për tifozerinë madrilene, të cilët i kishin përgatitur një skenografi të mrekullushme.
Ndeshja filloi e vështirë për Realin, pasi nuk po arrinte te pasimi i fundit duke e mbyllur pjesën e parë në barazim pa gola. Ndërsa e dyta filloi më e fortë, teksa ekipi i Ancelotit kërkonte golin me cdo kusht.
Nuk kaloi shumë minuta dhe Ronaldo zhbllokon gjithcka, ndërsa pak minuta më pas është Benzema që dyfishon. Tashmë pritet kundërpërgjigja e Atletikos dhe katalanasve. Napoli vazhdon me hapat fals, këtë herë duke barazuar me Kievon në shtëpi 1-1.
Benitezin e ka shpëtuar goli i Albiol në fund të ndeshjes, pasi ishin në disavantazh. Ky është barazimi i dytë radhazi me 4 pikë të lënë rrugës që mund t’i kushtojnë shumë Benitezit.
Në Gjermani, rivalët e Bajernit janë dorëzuar para kohe, teksa Dortmundi ka barazuar me Augsburgun në shtëpi dhe Leverkuseni ka humbur në transfertë.
Premier League ka pushuar, por jo, FA Cup, pasi Liverpuli ka mundur Bournemouth 0-2, ndërsa City ka shpartalluar Watford 4-2, tre nga golat për Manchesterin janë shënuar nga Aguero duke i dërguar një sinjal të qartë Barcelonës se nuk do ta ketë të lehtë në Champions.
Dylber Balla/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com