/ATSH/. - Real Madrid ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e talentit norvegjez, Martin Odegaard, në Santiago Bernabeu. Kampioni i Europës nuk dëshiron që t'i përsëritet rasti i Neymarit, shkruan gazeta Express.
Real Madrid po synon që sa më shpejt ta mbyllë marrëveshjen me talentin norvegjez, Martin Odegaard, raporton e përditshmja sportive madrilene Marca.
Presidenti i klubit, Florentino Perez, është i gatshëm t'i bëjë ofertë ekipit Stromsgodset për 15-vjeçarin, në mënyrë që transferimi mos të dështoje.
"Kontrata 5-vjeçare, premtimi për të luajtur në ekipin e parë etj, sic duket e ka bindur talentin norvegjez të transferohet te Real Madridi', shkruan Marca.
Interesimi i klubeve për Martin Odegaard është i madh dhe Reali nuk do që ta humbas lojtarin, siç e kishte lëshuar nga dora Neymarin në vitin 2011, i cili më pas u transferua te Barcelona.
/Shqiptarja.com