Ishte paralajmëruar një fund i tillë mes Ricardo Kaka-së dhe Realit të Madridit. Klubi Spanjoll ka humbur durimin dhe nuk e pret më yllin brazilian.
Një nga arsyet që Kaka mund të largohet nga Reali është paga e madhe që ai merr. 12 milionë euro në sezon nuk janë justifikuar nga numri 8 i galaktikëve.
Kaka nuk është aspak në planet e trajnerit Mourinho. Portugezi nuk e aktivizon shumë Kaka-në dhe në ndeshjen e fundit që pati shansin të luajë ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq.
Ky lajm duket se kënaq tifozët dhe drejtuesit e Milanit, të cilët po presin me padurim të kthejnë në San Siro, idhullin e tyre. Dhe nëse transferimi bëhet me kosto zero, atëherë gjithçka është e mundur.
(ga/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com