Në “La Liga” Real Madrid ka marrë tre pikët duke fituar 3-2 kundër Villareal. Në këtë takim që luhej pa objketiva ‘galaktikët’ zbritën në fushë me formacion të përgjysmuar, por gjithsesi arritën të kalonin në avantazh që në minutën e 3 me Mariano-n. Pa kaluar shumë Moreno baraspeshoi për miqtë, por më pas goli i Vallejo-s dhe sërish Mariano vranë shpresat e Villareal për pikë pavrësisht së në shtesë Costa shkurtoi shifrat.
Ndërkohë në “Seria A” Atalanta ka bërë një tjetër paraqitje brilante duke mposhtur Lazio-n 1-3 në transfertë në një ndeshje që me siguri përcaktoi shumë për zonën “Champions”. Në “Olimpico” vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 3 me Parolo-n, duke krijuar iluzionin e një fitoreje të thjeshtë, por fillimisht Zapata dhe më pas Castagne përmbysën shifrat për miqtë. Në minutën e 76 mbrojtësi shqiptar Gjimshiti krijoi iluzionin e golit, por në fakt ishte autogoli i Uallace që vulosi shifrat.