Manchester City i është afruar jashtëzakonisht shumë titullit kampion në Premier League pas fitores së thellë me rezultatin e pastër 4-0 përballë Aston Villës në shtëpi.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0 pavarësisht rasteve të shumta nga City, ndërsa miqtë u kthyen të gjithë në mbrojtje.
Në pjesën e dytë erdhën edhe golat për ekipin e Pelegrinit, që u shënuan nga Dzeko dy herë, Jovetic dhe Toure. Pas kësaj fitoreje, City kryeson me 83 pikë, i ndjekur nga Liverpul me 81 një ndeshje nga fundi.
La Liga
Reali i Madridit ka humbur shpresat për titullin kampion në Spanjë pas barazimit me Valadolid 1-1 në transfertë. Goli i Ramos në pjesën e parë është barazuar në minutën e 84 nga Osorio duke humbur vlerën e 3 pikëshit.
Me këtë barazim Reali mbetet në vendin e 3 me 84 pikë, ndërsa Barcelona e dyta me 85 dhe Atletiko kryeson me 88 pikë, dy ndeshje nga fundi. Theksojmë që për Realin doli i dëmtuar në fillim të ndeshje Ronaldo.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com