Reali i Madridit ka shpartalluar ekipin e Betis duke i shënuar plot 5 gola.
Në inferioritet të plotë, vendasit u detyruan që të parnonin supermaricën e ‘Galaktikëve’ që nuk e falën aspak.
Ndeshja nisi shumë e mirë për madrilenët që shënuan që në minutën e 10 me Ronaldon.
Portugezi vazhdon që ët shënojë rregullisht cdo ndeshje në kampionat, kupë dhe Champions duke treguar se e meriton Topin e Artë.
Ndërsa golat e tjerë të ndeshjes u shënuan nga Bale me një goditje dënimi, Benzema, Di Maria shënoi një super gol nga 30 metra, ndërsa në fund goleadën e mbylli Morata.
Në Premier League, Arsenali dhe City kanë fituar duke ruajtur distancën e pikëve, 'Topçinjtë' mundën Fulham 2-0, ndërsa City mposhti Cardiff-in 4-2.
Arsenal kryeson me 51 pikë, Manchester City 50. Surpriza e javës në kampionatin anglez të futbollit ishte padyshim barazimi i Liverpulit me Aston Vilën me rezultatin 2-2.
I gjendur në dizavantazhin e dy golave, Liverpuli me shumë vështirësi arrin që të barazojë me Strurrige dhe Gerrard me penallti, pasi ishte shumë pranë humbjes.
Por edhe barazimi mund të cilësohet si rezultat negativ, pasi objektivi i Liverpulit këtë edicion është maja e klasifikimit.
Në Itali, Roma ka shpartalluar me rezultatin e thellë dhe bindës Livornon 3-0 duke treguar edhe njëherë se është pretendente për titull dhe ekipi i vetëm që mund të rivalizojë Juventusin.
‘Zonja e Vjetër’ prenë e saj të radhës në kampionat ka Sampdorian, të cilën e ka mundur me rezultatin e thellë 4-2.
Golat janë shënuar nga Vidal dy herë, njërin gol me penallti, Lorente dhe Pogba. Ekipi Contes ka zhvilluar një ndeshje të mirë duke mos e vendosur në diskutim rezultatin.
Dylber Balla/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com