Reali i Madridit ka humbur përballë ekipit të Gedafes në javën e dytë në transfertë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Hose Murinjo në dy javët e para të La Ligës nuk është në formën më të mirë optimale. Transferta e Gedafes ishte konsideruar e lehtë në letër nga madrilenët, por rezultoi e kundërta në fushë. Ndeshja ka nisur me ritëm lartë nga madrilenët që kalojnë në avantazh në minutën e 27' me argjentinasin Gonzalo Higuain.
45' minutat e para të ndeshjes kontrollohen me lehtësi nga të besuarit e Murinjos, por nuk shkojnë më shumë se një gol. Fraksioni i dytë shikon përsëri në sulm Realin që kërkon të dyfishojë shifrat, por Ozil, Benzema dhe Ronaldo nuk tregohen të saktë para portës. Ligjin e pa mohueshëm në futboll, po nuk shënove do të pësosh e shikon ti parakalojë para syze edhe Reali që pëson golin e barazimit me mbrojtësin Valera 10' minuta nga fillimi i pjesës së dytë.
"Galaktikët" nuk pajtohen me rezultatin dhe hidhen në sulm në kërkim të golit të fitores, por harrojnë mbrojtjen duke u ndëshkuar me një kundërsulm të shpejtë të vendasve që shënojnë me Barradën. Në 15 minutat e fundit të ndeshjes Reali dhe Murinjo bëjnë gjithcka për të marrë të paktën një pikë, por nuk ja arrijnë qëllimit duke u larguar me kokën ulur. E kundërta ka ndodhur me ekipin e Barcelonës që ka fituar me rezultatin 2-1 përballë Osasunës me dy gola të Mesit.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com