Çdokujt mund ti ketë qëlluar t’i shfaqet para syve, në trajtën e një realiteti të papranueshëm, një automjet, nga mamrmida e të cilit del llavë e zezë tymi të zi. Dhe reagimi instiktiv i tipit: kush dreqin e lë këtë të qarkullojë nuk ka se si të mungojë në rastet e personave racionale e me arsye të shëndoshë.
Për fatin e keq të të gjithëve dhe fatin e mire të personave që përdorin këto lloje mjetesh ajo qe i ka lejuar deri tani qarkullimin e këtyre makinave janë institucionet shtetërore. Sepse standartet e emetimit të gazrave si CO dhe HC nuk kanë qenë të detyrueshëm për zbatim. Ndaj dhe kompania koncensionare e kolaudimit të mjeteve, SGS, në proces e ka matur këtë tregues, por nuk e ka patur standart lejimi apo ngeljeje në “klasë” të automjetit.
Dhe nuk janë pak automjete që kanë statusin e të padëshiruarit për rrugët e Shqipërisë, por që kanë qarkulluar deri tani si rrjedhojë e moszbatimit të ligjit nga ana e autoriteteve shqiptare. Më problematike paraqiten makinat me benzinë. Sepse, sipas të dhënave të SGS, nga rreth 86 mijë mjete me benzinë në total, që kryejnë shërbim në tek ky institucion, 52.300 mjete nuk kalojnë. Shumë më ndryshe paraqitet gjendja tek mjetet që si karburant kanë naftën. Nga 264 mijë mjete në qarkullullim, vetëm 11.500 nuk kalojnë “provimin” e SGS, sikur normativat do të zbatoheshin.
Në total kemi 350 mijë mjete në qarkullim, prej të cilave 63.800 nuk e kalojnë klasën. Si në rastin e mjeteve me benzinë ashtu edhe në rastin e tyre me diesel, pjesa dërrmuese e makinave që nuk kalojnë standartet, i takojnë grupmoshës 1994-2002.
Me pak fjalë konfirmohet prirja e shqiptarëve për t’iu drejtuar një tregu importi të lirë automjetesh të përdorura, shumë të moshuara, por që në fakt sjellin problem për të gjithë. Mirëpo kësaj periudhe anarkie, kësaj periudhe, ku qejfi i dikujt realizohet duke krijuar problem për shumicën, i erdhi fundi.
Çdo automjet që do kalojë nëpër ambientin shqyrtues të SGS tashmë do verifikohet edhe sa i takon “blozës” që ai shkarkon në mushkëritë tona. Për automjete të regjistruara në harkun kohor 1998-2008, me thithje natyrale koeficienti do jetë 2.5. Për mjetet e regjistruara në këtë periudhë, por me turbokompresorë koeficienti është 3. Për mjetet e regjistruara pas 2008, me thithje natyrale koeficienti zbret 1.5 dhe po aq është edhe pë rata me turbokompresorë.
Duke qenë të ndërgjegjshëm në ndikimin e madh që ka cilësia e karburantit në emetimin e gazrave, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka vendosur që këto standarte në mënyrën siç u paraqitën më lart, të zbatohen pas 1 korrik 2016, që konsiderohet edhe faza e tretë e operacionit.
Thënë më ndryshe, për rreth 64 mijë mjetet që nuk e kalojnë dot kolaudimin, ka një shpresë. Minimumi i shpresës është që këto makina të mund të kalojnë standartet e zbutura të caktuara nga Ministria për dy fazat e para, deri me 1 korrik 2016. Dhe që sigurisht që janë normativa, me vlera të shtuara, kundrejt atyre që do të zbatohen definitivisht pas 1 korrikut 2016.
Shpresa e dytë e përdoruesve të këtyre automjeteve është reforma e qeverisë edhe në fushën e karburanteve, në mënyrë që cilësia e karburantit të mos jetë më as shkak dhe as justifikim për faktin pse këto mjete ngelin në kolaudim. Futja në zbatim e standardeve të emetimit të gazrave është një veprim që parashikohet të sjellë një realitet të ri në fushën e tregtimit të automjeteve. Në marrëdhenien shitës-blerës.
Sepse të blesh një makinë pas kësaj situate do të jetë një veprim më i matur, një veprim më i përgjegjshëm, që do ta orientojë konsumatorin drejt një produkti aspak problematik në provimin e SGS-së. Sepse të blesh një makinë të lirë të shumëpërdorur e të pamirëmbajtur mund të figurojë një veprim i barazvlefshëm me hedhjen e parave në erë. Megjithatë, bëhet fjalë për nje realitet të ri, të cilit sigurisht konsumatorët do t’i përshtaten, duke vepruar konform ligjit.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Prill 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com