TIRANE-Përçimi sa më i shpejtë i informacionit është jetik për marrëdhenie të suksesshme biznesi, në bazë të të cilave përcaktohen edhe investime të mundshme të ardhshme. Në këtë kohë kur aksesi i informacionit duhet të jetë i disponueshëm, falë internetit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duket se ka ngelur mbrapa hapit të kohës. Pasi “Shqiptarja.com “ klikoi në faqen e DPT-së, u konstatua se të dhënat për të ardhurat tatimore të mbledhura ndër vite, rezultuan të jenë vetëm ato të vitit 2007. Përpos problematikës së mungesës së të dhënave, detyrimisht lind edhe problemi tjetër, që ka të bëjë me transparencën e punës së këtij institucioni. Transparenca e institucioneve shtetërore është një detyrë themelore e funksionarëve shtetërorë ndaj publikut në një vend demokratik.
Të dhënat
Në seksionin “Përmbledhje Statistikore në vite”, të rubrikës “Statistika”, në faqen “on-line” të DPT-së, kemi vetëm një link të të dhënave për të ardhurat tatimore të realizuara për 7-mujorin dhe muajin korrik të vitit 2007. Ndërkaq, mungojnë të të dhënat për të gjithë vitet e tjera deri më tani. Mund të argumentohet se kjo mungesë e të dhënave është faj i administratës së mëparshme, por gjithsesi nuk mund të anashkalohet fakti se pse krerët e rinj të DPT-së nuk janë prononcuar në lidhje me këtë problem, që, në kuadrin e rëndësisë që ka ky dikaster, është tepër serioz.
Ngelet ende për t’u parë se cili do të jetë plani i administratës së Tatimeve për të përditësuar të dhënat që mungojnë, në mënyrë që të mundësohet transparenca e ecurisë së punës së DPT-së. Në fund të fundit, janë taksapaguesit shqiptarë ata që mundësojnë pagesën e punës që kryen administrata shtetërore dhe, si rrjedhojë, është më se racionale që ata të jenë në dijeni të fuksionimit të saj.
Teknologjia
Nëpër media, kohët e fundit po flitet nga zyrtarë për lehtësimin që do t’i garantohet biznesit shqiptar për të deklaruar të ardhurat “on line”, duke u kursyer kështu bizneseve kohë si edhe kosto. Kjo do të mundësohet me anë të dy shërbimeve nismëtare të DPT-së, të cilat janë M-Tax dhe E-Pagesa. Ky është një lajm i mirë për të gjitha bizneset. Ndërkohë, mungesa e përditësimit të të dhënave të faqes “online” të DPT-së, lë për të dëshiruar për sa i përket menaxhimit të të dhënave duke përdorur teknologjinë. Organizimi i statistikave, aq jetik për ecurinë e ndërmarrjeve, duket se është një problem i madh në çdo institucion. Sigurisht për DPT-në, faqja e saj “online” flet vetë.
Shkrimi u publikua sot (10.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com