/ ATSH - Në emër të artit bashkohor në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, është çelur së fundmi ekspozita "Punëtorët dalin nga studioja. Duke mos parë më realizëm socialist".
Galeria Kombëtare e Arteve në bashkpunim me Departamentin e Shqiponjave dhe me mbështetjen e Fondacionit "Prins Claus", Holandë, prezantuan në këtë ekspozitë 39 punë nga 20 artistë nga Rumania, Spanja, Belgjika Sllovenia, Hollanda, 15 nga Shqipëria dhe disa prej tyre edhe nga fondi i GKA-së.
Në kurimin e Mihnea Mircan dhe ndihmësit të tijë Vincent Van Gervenoi. Veprat që pasqyronte ekspozita "Punëtorët dalin nga studioja. Duke mos parë më
Ekspozita "Punëtorët dalin nga studioja. Duke mos parë më realizëm socialist" Foto Agim Dobi
realizëm socialist" erdhën si një projeksion mbi realizmin socialist duke u pasqyruar me forma të ndryshme ë artit bashkohor si artistike si piktura, skulptura, vizatime, video art dhe instalacioneve.
Kryefjala e veprave të paraqitura në këtë ekspozitë që paraqiste realizmin socialist në vepra, e pikërisht realizmi i artistëve dhe jo socializmi, dhe këtë të fundit e ka konfirmuar edhe Vincent Van Gervenoi, ndihmësi i kuratorit Mihnea Mircan.
"Galeria Kombëtare e Arteve është një forum që lejon artistët të shprehin idetë e tyre ashtu si ata e shohin realitetin". "Qëndrimet politike të artistëve janë qëndrime të tyre individuale, dhe GKA në këtë rast është një territor asnjanjës" u shpreh nga ana tjetër Drejtori i GKA-së Artan Shabani në fjalën e tij.
Ekspozita "Punëtorët dalin nga studioja. Duke mos parë më realizëm socialist" Foto Agim Dobi
Ndërkohë që edhe kuratori i ekspozitës Mihnea Mircan theksoi se "jemi përpjekur të krahasojmë dhe sjellim mënyrat e të perceptuarit të realitetit me mënyrën bashkëkohore të fabrikimit të formave të reja politike, të cilat i përgjigjen një regjimi të ri politik".
Sarah Vanagt nga Belgjika, Ciprian Muresan nga Rumania, Jonas Staal nga Hollanda, Santiago Sierra nga Spanja, dhe Zef Shoshi, Anastas Kostandin e Sali Shijaku ishin disa prej emrave të kolonisë së 20 artistëve që prezantonin këndvështrimet e tyre nëpërmjet punëve që paraqiteshin në ekspozitën "Punëtorët dalin nga studioja. Duke mos parë më realizëm socialist".
Ekspozita ekspozitën "Punëtorët dalin nga studioja. Duke mos parë më realizëm socialist" do të vijojë të qëndrojë e hapur deri më 5 prill 2015