Në Spitalin Memorial Fier është kryer një tjetër ndërhyrje e suksesshme.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndau eksperiencën frymëzuese të 99-vjeçarit Qemal Isufaj, i cili pak ditë më parë u paraqit në gjendje të rëndë, për t’iu nënshtruar angiografisë cerebrale në tru, në Spitalin Memorial Fier.
Falë profesionalizmit dhe përkushtimit të ekipit mjekësor, u realizua me sukses stentimi i arteries karotide të djathtë, një ndërhyrje delikate dhe e rëndësishme, e kryer për herë të parë në një spital publik në vend.
“Shërbim cilësor, ekspertizë e avancuar dhe kujdes i barabartë për çdo qytetar, kudo që jeton! Faleminderit çdo pacienti që beson dhe mbështetet tek profesionalizmi. Mirënjohje ndaj çdo mjeku e infermieri që shërben me përulje e devotshmëri në çdo strukturë shëndetësore në vend, thuhet ndër të tjera në postimin e publikuar në rrjetet sociale.
Komente










