Reanimacioni i ri në Spitalin e
Beratit,Beqaj:Shërbim më cilëso

Reanimacioni i ri në Spitalin e<br />Beratit,Beqaj:Shërbim më cilëso
Spitali rajonal i Beratit ka tashmë një sallë moderne dhe të pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme mjekësore në shërbimin e Reanimacionit.
 
Në sajë të investimit prej 185 milionë lekësh për blerjen dhe instalimin e pajisjeve të reja mjekësore, si dhe rikonstruksionin e mjediseve, ky shërbim ka tashmë një pamje krejtësisht tjetër.
 
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar edhe nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, inspektuan nga afër mjediset e reja të Reanimacionin, si dhe u njohën me ecurinë e punës në këtë shërbim.
 
Në prononcimin e tij, Beqaj theksoi se ky lloj shërbimi e rrit cilësinë e kujdesit shëndetësor të spitalit teksa risolli në vëmendje edhe vendimin e miratuar javë më parë nga Qeveria për mjekët dhe infermierët që shërbejnë në Urgjencë dhe Reanimacion, të cilët, krahas rritjes së pagës prej 10%, do të përfitojnë edhe një rritje të dytë me 25% duke nisur nga data 1 Mars.
 
“Edhe ky lloj shërbimi këtu e rrit cilësinë e shërbimit të spitalit. Shpeshherë, falë punës që bëhet këtu mirë, edhe çfarë bëjnë kirurgët apo mjekët e tjerë, ka dhe më shumë sy dhe vlerë, por besoj se dhe perceptimi i qytetarëve për spitalin rritet.

Domethënë, rritja e besimit të qytetarëve tek shërbimi lehtëson dhe punën tuaj. Në Dhjetor, rezulton që gjysma e shqiptarëve besojnë tek shëndetësia publike. Unë nuk jam i kënaqur. Po në Dhjetor 2013 ka qenë 30% besimi dhe sot ka arritur 50%”,
theksoi Beqaj.
 
Ministri i Shëndetësisë bëri të ditur, gjithashtu, se në spitalin rajonal të Beratit do të ketë së afërmi të tjera investime. “Besoj se edhe çfarë pritet së afërmi në spitalin e Beratit, domethënë brenda Korrikut, vijnë pajisje të reja mjekësore, brenda vitit do të fillojë edhe kirurgjia e Beratit të ketë instrumente të sterilizuar dhe instrumente moderne, brenda 12 muajsh edhe komplet shërbimi i laboratorit do ketë ndryshuar, kështu që të gjitha këto do ta rrisin ndjeshëm edhe atë çfarë ju ofrojmë qytetarëve por edhe besimi”, u shpreh Beqaj.
 
Shërbimi i Reanimacionit ka në dispozicion të pacientëve 8 bokse ndërkohë Beqaj nënvizoi se këto janë “investime që kanë ardhur edhe nga buxheti dhe nga administrimi shumë më i mirë që i bëhet të ardhurave që krijohen në spital, dhe e rëndësishme është që, qoftë paratë që vijnë nga buxheti i shtetit që janë kontribut i të gjithë taksapaguesve, por edhe të ardhurat që krijohen që janë kontribute që vijnë nga qytetarët e Beratit rikthehet po këtu në një shërbim shumë më të mirë”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike