UKRAINE- Separatistët pro-Rusë në Ukrainë po rigrupohen sërisht në Donetsk dhe kanë premtuar do të vazhdojnë luftimet dhe pas suksesit të forcave ushtarake të Ukrainës në marrjen e bazave të tyre më të rëndësishme.

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko tha në një deklaratë se kapja e reblëvë në Sloviansk kishte një rëndësi të madhe për suksesin e forcave qeveritare, megjithatë ishte ende herët për të festuar. Pavarsisht humbjes së madhe në ditët e fundit forcat rebele vazhdojnë të mbajnë qendrat e Donetskut dhe Luhanskit dhe mjaft zona të tjera kyçe.

Pas lirimit të Slovianskut nga terroristët, siç u shpreh Poroshenko, dhe ngritjes së flamurit Ukrainas në këtë zonë duket se është shënuar një kthesë e madhe në zhvillimet e mëtejshme kundër rebelëve pro-Rusë.

Redaksia online
(Suada Barjaktari/e.s/shqiptarja.com)