Reçel me panxhar

Përbërësit:

  • 3 kg panxhar të qëruar
  • 2 kg sheqer
  • 1 limon
  • Arra sipas dëshirës

Përgatitja:

Priteni panxharin në kubikë të vegjël. Hidheni në një tenxhere të madhe dhe shtoni sheqerin. Lëreni gjithë natën që të nxjerrë lëngun. Vendoseni në zjarr të ulët dhe ziejeni rreth 2 orë e 30 minuta, duke e përzier herë pas here. Shtoni lëngun e një limoni të freskët dhe vazhdoni zierjen edhe 30 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Reçeli do të trashet më shumë gjatë ftohjes. Nëse dëshironi, shërbejeni me arra për një shije edhe më të pasur.