Receta e rrallë e 1 mjalti të veçantë
për shëndetin tuaj, ja si ta përgatisni

Receta e rrallë e 1 mjalti të veçantë<br />për shëndetin tuaj, ja si ta përgatisni
 
Fillimi i stinës së vjeshtës, ndryshimi i motit dhe volumi i lartë i përgjegjësive mjaftojnë për të shkaktuar, stres, mërzi të zgjatur dhe ulje energjie. Por kjo recetë bën një punë përrallore në qetësimin dhe gjallërimin e organizmit.
 
Kombinimi i trëndafilit me mjaltë është një kurë e pabesueshme kundër ankthit dhe stresit.Mjalti me petale trëndafili arrin të luftojë inflamacionin, shëron të djegurat, plagët, muskujt e tendosur, por mbi të gjitha largon stresin, zbut nervat dhe rivendos shëndetin.
 
Trëndafili dhe mjalti janë formula ideale për të shoqëruar çajrat, kosin, tërshërën e shumë nga ushqimet tuaja të preferuara.Më poshtë do të lexoni për mënyrën ideale se si të përgatisni këtë përzierje unike.
 
Si të përgatisni mjaltin me petale trëndafili
 
Përgatitja e mjaltit me petalet e trëndafilit është jashtëzakonisht e lehtë. Gjithçka që ju nevojitet janë petalet e freskëta të trëndafilit dhe një mjaltë me ngjyrë të çelët nga prodhuesit më të mirë të Shqipërisë. Duhet të siguroheni që trëndafilat e përdorur janë plot aromë. Sa më e fortë aroma e tyre, aq më i mirë do të jetë produkti përfundimtar. Ekspertët thonë se periudha më e mirë për të shfrytëzuar petalet e trëndafilit është pas avullimit të vesës së mëngjesit. Gjithashtu, duhet të dini që sasia e petaleve të trëndafilit që ju nevojiten varet nga sasia e mjaltit që zotëroni.
 
Përbërësit e nevojshëm për mjaltin me petale trëndafili
 
• Petale të freskëta trëndafili me aromë
 
• Mjaltë i pasur dhe i pastër me ngjyrë të çelët. Mjalti me ngjyrë të errët ka një shije dhe aromë më të ndezur.
 
• Shkop i hollë kuzhine
 
• Kavanoz qelqi
 
Udhëzimet
 
• Mblidhni petalet e freskëta të trëndafilit dhe vendosini mbi një letër kuzhine.
 
• Largoni insektet dhe papastërtitë me dorë, ose shpërlaijini petalet me kujdes me ujë dhe thajini menjëherë dhe plotësisht. Duhet të kini parasysh që uji ka ndikim të keq tek mjalti.
 
• Shtoni petalet në kavanoz duke mbushur gjysmën e tij. Më pas hidhni mjaltë të pastër dhe mbulojini petalet plotësisht.
 
• Përdorni shkopin e hollë të kuzhinës për të përzier petalet me mjaltin dhe sigurohuni që ato janë tërësisht të mbuluara.
 
• Përpiquni të hiqni të gjitha bulëzat e ajrit duke e tundur kavanozin.
 
• Mbylleni kapakun mirë dhe vendoseni kavanozin në një vend të errët në dollapin tuaj.
 
• Përzijeni mjaltin në mënyrë periodike gjatë dy javëve në vazhdim.
 
• Pas dy javësh, kullojeni mjaltin në kullesë që të largoni petalet dhe mbetje të tjera. Petalet do të kenë humbur ngjyrën dhe formën e tyre.
 
• Sigurohuni që të filtroni mjaltin e mbetur nga petalet duke përdorur një lugë.
 
• Tani mjalti juaj me trëndafil është gati për përdorim./AgroWeb.org

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!