Receta elektronike, në vitin 2017
zbatim në gjithë vendin nga mjekët

Receta elektronike, në vitin 2017<br />zbatim në gjithë vendin nga mjekët
TIRANË - Viti 2016 do të shënojë fundin e recetës manuale që lëshohen nga mjekët për pacientët të cilëve ju rimbursohen ilaçet nga skema  e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në një intervistë për ReportTv zv.drejtori i Fondit Albert Sanxhaku shpjegon risitë e recetës elektronike që është aplikuar në 2015 në Durrës dhe brenda pak javëve do të aplikohet dhe në Tiranë e më pas në gjithë Shqipërinë.

Jo vetëm shërbimin e qytetarit ajo është kryesorja por edhe përdorimin e fondeve edhe kapjen e problematikës që në momentin e nisjes së recetës elektronike” tha ai.

Duke u ndalur te siguria e recetës elektronike, Sanxhaku sqaron se ajo shmang abuzimet pasi çdo parregullsi nuk njihet nga sistemi dhe receta nuk ekzekutohet.
 
Fillimisht do ti sjellim me qarkun e Tiranës që në muajt pasardhës të këtij viti do të aplikohet në rrethin e Tiranës dhe 1 nga 1 në gjithë qarqet e tjera. Në vitin 2017 nuk do të ketë më receta. Kjo do të shkaktohet gjatë vitit 2016 pra çdo qark që përfshihet nuk ka më receta kshuqë do të jetë një shërbim shumë i mirë dhe shumë i lehtë për qytetarët dhe me shkallë abuzimi shumë shumë minimale gato 0 sepse nuk ka receta më që të plotësohen me dorë, të interpretohet receta, të interpretohet mjeku, të interpretohet kodi i barit, kodi i pacientit dhe gjithçka tjetër të gjitha këto janë sistemuar në opsionet që jep aktualisht programi elektronik” përfundoi Sanxhaku.

Projekti i Recetës elektronike u prezantua pak ditë më parë nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili u shpreh se kjo recetë do të reduktojë kohën e shërbimit ndaj qytetarit, do të ulë maksimalisht mundësinë e abuzimeve dhe do të reduktojë koston e saj të prodhimit në letër.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë