Përbërësit:
1 pako peta
5 kokrra vezë
600 gr kos
300 gr salcë kosi
100 ml vaj
Kripë
Përgatitja:
Në një tas rrahim vezët e plota , shtojmë vajin dhe e përziejmë mirë me vezët. Më pas shtojmë pjesë pjesë salcën e kosit duke vazhduar përzierjen. Në fund shtojmë kripën dhe kosin duke i përzier të gjitha së bashku.
Në një tepsi shtrojmë letër pjekje duke e mbuluar ë gjithë sipërfaqen e tepsisë. Mbi letër shtrojmë 2 petë të cilat nuk i spërkatim fare me yndyrë.
Më pas marrim një petë dhe e palosim në formë fizarmonike me gjerësinë e fletëve 3 cm. E vendosim atë në anë të tavës dhe kështu vazhdojmë me palosjen e të gjitha petëve deri sa të na mbushet tepsia plot.
Petët nuk duhet të ngjeshen me njëra tjetrën , por duhet të jenë lirshëm me qëllim që të depërtojnë mbushjen.
Në fund me një spatula heqim fletët e fizarmonikës dhe hedhim kosin me vezë duke ruajtur pak krem në fund të tasit të cilit i shtojmë 1 vezë dhe e përhapim në gjithë sipërfaqen e byrekut. Vendosim tavën në furrën që e kemi ngrohur paraprakisht në temperaturën 200ºC për 25 -30 minuta.
Receta e dytë : Supë me hikërr
Përbërësit:
Ujë
85 gr hikërr
450 gr mish viçi
1karrotë
1 qepë
2 patate
10 gr majdanoz
3 gjethe dafine
Vaj luledielli
Kripë dhe piper
Përgatitja:
Në një enë me ujë vendosni mishin, hidhni kripën dhe lërëni të ziejë për 40 minuta. Zieni farat e hikrrës në raportin 1:2. Në një tigan hidhni karrotën, qepët, majdanozin të cilat më parë i kemi grirë dhe skuqini. Shtoni të gjitha perimet së bashku me mishin, hikrrën dhe gjethet e dafinës për tu zier.
Ju bëftë mirë!
Komente

