Receta e parë : Mix perimesh në furrë ( një recetë për qindra të tjera)
2 patëllxhanë 2 kunguj 3 speca me ngjyra 2 – 3 karrota 2 patate 200 gr domate qershi 2 – 3 lugë gjelle peksimadhe 1-2 qepë të kuqe 4 thelpinj hudhër 2 degë selino Vaj ulliri Kripë Erëza Përgatitja : Lajmë dhe thajmë perimet dhe më pas i presim ato. Patatet dhe karrotat i presim në kubikë me brinjë 1 cm. Patëllxhanët dhe kungujt në kubikë mesatarë Specat i presim në shirita horizontalisht me gjerësi 1 cm . Qepën e presim në fera si për sallatë. Selinonë në feta të holla 0,5 cm ose në kubikë me brinjë 0,5 cm. Domatet i presim në 4 copa. Të gjitha perimet i vendosim në një tas dhe i rregullojmë me kripë e vaj ulliri dhe i përziejmë. Në një tepsi shtrojmë letër pjekje e më pas vendosim perimet dhe i hedhim erëzat që preferojmë. Në fund i pudrosim me peksimadhe dhe e vendosim tavën të piqet në furrë në temperaturën 200ºC për 1 orë. Pasi të piqet, kjo recetë mund të jetë një pjatë e plotë, por mund të kombinohet edhe me mish, peshk, makarona, rizoto, bollgur, kuinoa, brusketa, pica e të tjera kombinime të shoqëruara me kripë vaj ulliri e limon. Ju bëftë mirë!


Komente












