Receta nga Zonja Vjollca/ Patate me qofte e beshamel dhe Rizoto me karkaleca e kungull

Në një tas vendosim mishin e grirë, qepën e grirë hollë, majdanozin e prerë imët bashkë me piperin e kuq , kripën, rigonin dhe piperin e zi. I përziejmë mirë së bashku dhe formojmë qoftet e rrumbullakëta duke numëruar sa feta patate kemi vendosur në tepsi, po aq qofte do të bjëmë.

Vendosim qoftet mbi çdo patate dhe më pas në pjesët anësorevendosim përsëri feta patate duke e vendosur qoften si një hapësirë më vete. Mbulojmë qoftet me beshamel dhe më pas të gjithë sipërfaqen me mozarela të grirë në rende. Vendosim tavën në furrë në temperaturën  200ºCpër 15-20 minuta.

Receta e dytë : Rizoto me karkaleca dhe kungull

Përbërësit:

320 gr oriz

300 gr karkaleca

300 gr kungull të njomë

1/2 qepë

1/2 gotë verë e bardhë

Vaj ulliri

1 thelb hudher

Kripë, piper i zi

Majdanoz

Përgatitja :

Fillimisht përgatisim lëngun e perimeve ose përdorim 2 dado perimesh. Presim kungullin në kubikë të vegjël me brinjë 0,5 cm. Vendosim një tigan me 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim kungullin për 5 minuta , më pas e lëmë tiganin mënjanë.

Në një tenxhere të thellë vendosim 2 lugë gjelle vaj , 1 thelb hudhër sa të aromatizojmë vajin ,  më pas e largojmë . shtojmë qepën e grirë hollë , e kaurdism pak dhe më pas shtojmë orizin duke vazhduar kaurdisjen së bashku deri sa kokrra e orizit të zbardhet . Në fund e shuajmë me verë duke e lënë pak sa të avullojë alkooli. Shtojmë lëngun e perimeve , fillimisht sa të mbulohet pak orizi. E trazojmë vazhdimisht dhe kur shohim se lëngu është përthithur nga orizi shtojmë përsëri. Kalojmë në grirësen e qepës 4-5 karkaleca dhe në 5 minutat e fundit i shtojmë tek orizi së bashku me pak lëng pule dhe i trazojmë mirë. Shtojmë kungujt , karkalecat e mbetur , i rregullojmë me piper të zi, majdanoz të grirë hollë. Në dy minutat e fundit shtojmë pak vaj ulliri ose 1 lugë çaji gjalp. E përziejmë dhe gjithçka është gati për tu shërbyer .I gjithë procesi i zierjes së rizotos vazhdon për 20 minuta.  

Ju bëftë mirë:

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja