Përbërësit:
1 petë sfoliatë

6 kokrra mollë mesatare
4 kokrra vezë
300 ml qumësht
80 gr miell
60 gr sheqer
50 gr gjalp i shkrirë
1 lugë gjelle sheqer
Përgatitja:
Shtrohet peta sfoliatë në tepsi duke ngritur pjesën anësore 5 cm në anët e tepsisë.
Qërojmë ,mollët dhe i presim ato në gjysma e më pas në feta të holla duke i ruajtur format e gjysmës së mollës. Vendosim gjysmat e mollëve mbi petë duke mbushur komplet tavën. Në një tas rrahim 4 vezë të plota bashkë me 300 ml qumësht, 80 gr miell, 60 gr sheqer, 50 gr gjalp i shkrirë. Të gjithë këto përbërës i trazojmë mirë dhe i hedhim në tepsi , pa i lyer mollët nga sipër. Spërkatim mollët dhe sipërfaqen e kremit me sheqer kaf. Vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturë 180ºC për 20-25 minuta.
Receta e dytë :Pilaf me mish të grirë dhe karrota
Përbërësit:
320 gr oriz
250 gr mish i grirë
1 kokërr qepë
70 ml verë e bardhë
1-2 karrota
Vaj ulliri + 1 lugë çaji gjalp
1 lugë gjelle majdanoz i grirë
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja :
Në një tigan ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim qepën deris atë zbutet. Shtojmë mishin dhe i trazojmë së bashku deri sa mishi të thërmohet. Rregullojmë mishin me kripë dhe piper.
Shtojmë orizin të shpëlarë dhe e trazojmë deri sa në tigan të mos ketë lagështirë.
E shuajmë me verë të bardhë dhe sapo të alkooli i verës të avullojë shtojmë ujin në raportin 1 masë oriz dhe 2 masa ujë ose lëng mishi apo perimësh. Rregullojmë shijen për kripë dhe piper në se duhet dhe e lëmë orizin të ziejë për 14 minuta. Në 6 minutat e fundit shtojmë karrotat, 1 lugë çajo gjalp dhe 1 lugë gjelle majdanoz të grirë shumë hollë.
Pasi të kalojë koha e zierjes së orizit, vendosim mbi tenxhere 1 pecetë, pastaj vendosim kapakun dhe e lëmë orizin të pushojë për 10-15 minuta. Më pas e servirim duke bluar pak piper të zi nga mulliri.
Komente

