TIRANE - Recetat e pensionistëve në shumicën e rasteve mbushem me medikamente të panevojshëm dhe të padobishme për ta. Sipas një studimi të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik, një pensionist merr deri në 7-8 medikamente në ditë. “Kombinimi i shumë medikamenteve mund të përbëjë një rrezik.
Mund të jenë të padobishme, por mund të jenë edhe të rrezikshme” shprehet Alban Ylli shef i Departamentit të Sëmundjeve Kronike në Institutin e Shëndetëit Publik. Më tej Ylli shprehet se mjekët e familjes nuk kanë njohuri për efektet që mund të ketë kombinimi i medikamenteve me njëri-tjetrin.
“Mjekët shqiptarë të familjes ende nuk kanë një formim të mirë në fushën e trajtimit të të moshuarve. Ata duhet të trajnohen se si mund të veprojnë medikamentet tek një i moshuar dhe të marrin parasysh risqet", Ylli.
Pensionistet shpesh i marrin ato duke u konsultuar edhe me njëri-tjetrin, pa u drejtuar tek mjeku. "Ajo që mund të konsiderohet me rrezik, është fakti që shumica dërrmuese e të moshuarve, marrin medikamente edhe pa recetë, pa këshillën e mjekut.
Kjo mund të ndodhë edhe nën influencën e këshillave të miqve, shokëve, familjarëve, por edhe për shkak të burokracisë së sistemit tonë shëndetësor", shprehet shef i Departamentit të Sëmundjeve Kronikë në Institutin e Shëndetëit Publik.
Por një fakt tjetër shqetësues është edhe sepse në farmacitë e vendit vazhdojnë të shiten medikamente pa recetën e mjekut, duke shtuar riskun si ndaj pensionistëve por edhe te pacineteve te tjere. Gati 90 për qind e të moshuarve në vendin tonë trajtohet me medikamente, për shkak të sëmundshmërisë që ata mbartin.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com