Recitoi fjalën e urtë në televizion, arrestohet gazetarja turke për fyerje ndaj Presidentit Erdogan
Gazetarja turke, Sedef Kabas
Gazetarja turke, Sedef Kabas është arrestuar ditën e shtunë siaps raportimeve nga mediat e huaja me një vendim gjykate ku akuzohej se ka vënë në shënjestër presidentin Rexhep Taip Erdogan përmes një recitimi të një fjale të urtë.
Në vijmësi të akuzës, recitimi përmbante një ofezë të hapur ndaj presidentit ndërsa akuza parashikon një dënim me burg nga një deri në katër vjet.
"Ka një fjalë të urtë shumë të famshme që thotë se një kokë e kurorëzuar bëhet më e mençur. Por ne e shohim se nuk është e vërtetë", tha ajo në kanalin Tele1. "Një dem nuk bëhet mbret vetëm duke hyrë në pallat, por pallati bëhet një hambar."
Ajo gjithashtu postoi më vonë citimin në Twitter.
Kryezëdhënësi i Erdoganit, Fahrettin Altun i përshkroi komentet e saj si "të papërgjegjshme".
“Një e ashtuquajtur gazetare po fyen hapur presidentin tonë në një kanal televiziv që nuk ka qëllim tjetër përveç përhapjes së urrejtjes”, shkroi ai në Twitter.
Policia e ndaloi Kabas rreth orës 2 të mëngjesit dhe e çoi së pari në stacionin kryesor të policisë së Stambollit përpara se ta transferonte në gjykatën kryesore të qytetit, ku një gjykatë më pas vendosi në favor të arrestimit të saj zyrtar, tha transmetuesi.
Merdan Yanardag, kryeredaktor i kanalit Tele 1 në të cilin Kabas bëri komentin, kritikoi ashpër arrestimin e saj.
“Arrestimi i saj brenda natës në orën 2 të mëngjesit për shkak të një proverb është i papranueshëm”, shkroi ai në Twitter. “Ky qëndrim është një përpjekje për të frikësuar gazetarët, mediat dhe shoqërinë.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?
-
PO
18%
-
JO
73.2%
-
NUK E DI
8.9%
Vota total: 3442
Lajme të tjera
-
Erdogan kundër anëtarësimin të Finlandës dhe Suedisë në NATO: Delegacionet e tyre të mos vijnë Turqi
17 Maj, 09:25
-
NATO dhe SHBA janë të bindura se Turqia nuk do të pengojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë
16 Maj, 08:24
-
Turqia kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO
13 Maj, 15:00
-
Turqia: Sulmet ruse i vështirësojnë negociatat
2 Maj, 09:31
-
Rrëzohet një avion në Turqi, humbin jetën dy pilotët
25 Prill, 16:33
-
VIDEO/ Sulm terrorist në Bursa të Turqisë, shpërthim bombe në autobusin që transportonte gardianët e burgut! 1 viktimë dhe 4 të plagosur
20 Prill, 11:19
-
Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, të paktën 10 të plagosur (FOTO)
18 Prill, 11:25
-
Gaz nga Azerbajxhani për Shqipërinë? Rama takon Presidentin në Baku: Presim investime! Aliyev: Bashkëpunimi në fushën e gazit ka potencial për t'u rritur
14 Prill, 08:20
-
Arma që mbron Ukrainën nga sulmet ruse po kërkohet edhe nga Serbia! Vuçiç i kërkon Erdogan dronët e famshëm ‘Bayraktar’! Kosova do i marrë nga një tjetër shtet
10 Prill, 17:16
-
Ngjarje e rëndë në Turqi, nëna braktis foshnjën në rrugë, gjendet nga një infermiere! E ushqen me gji, por e vogla vdes pas disa orësh
5 Prill, 14:51
-
Gazetari turk në Report Tv: Bisedimet Kiev-Moskë kaluan nga Bjellorusia në një tokë neutrale, Turqinë! Raundi i ri më serioz, pritet një takim Zelensky-Putin
28 Mars, 14:23
-
Ministri i Jashtëm turk: Oligarkët e Rusisë mund të bëjnë biznes në Turqi
26 Mars, 22:47
Ta lexojn dhe ta kuptojn kta adhuruesit ERDOGANIT ne TIRANE se cfar diktatori asht ky udhheqes ne venin e vet,qe vjen e na shet dengla ne Shqiptareve!!!!
Përgjigju