Redi Kasa, 50 mijë euro dhe fytyra italiane e Egnatias

Redi Kasa, 50 mijë euro dhe fytyra italiane e Egnatias

Redi Kasa me fanellën e bardhë

Egnatia duhej të luante në arenën europiane, nëse Superliga e futbollit do mbyllej sot. Pesë javë nga fundi i sezonit, rrogozhinasit mbajnë vendin e tretë në elitë, tre pikë më shumë se ndjekësit e Laçit. Në qytetin e vogël në Shqipërinë e Mesme janë duke jetuar një "përrallë" të bukur futbolli, me skuadrën e Edlir Tetovës që me gjasë do mbajë ritmin për të përfaqësuar Shqipërinë në Europë.

Ndër elementët e talentuar të rrogozhinasve është edhe Redi Kasa, 21-vjeçari që ka dalë nga akademia e Parmës në Serie A dhe ka qenë pjesë e U-17 së Shqipërisë. I lindur në Parma, sulmuesi ka shkëlqyer në krahët e prapavijës, duke luajtur në 12 takime në elitën e Shqipërisë, teksa ka shënuar edhe tre gola.

Veç realizimeve, djaloshi që njihet për tatuazhet e shumta dhe driblimet e tij, krijon hapësira në daljet në sulm. Për të, Egnatia investoi 50 mijë euro në merkaton e dimrit, duke e blerë nga Septemvri Sofia e Bullgarisë. Me kontratë deri në verën e 2025, Kasa ka bindur drejtuesit, që duket se kanë bërë një investim me vlerë për të ardhmen.

Me Dwamenën dhe Mihanën në sulm, Kasa me paraqitjet e tij po i dërgon "sms" drejtuesve të kombëtares kuqezi, për një ftesë të munguar te Shpresat. Investimi prej 50 mijë eurosh duket se do sjellë të ardhura te Egnatia, me Kasën që sot në treg ka katërfishuar vlerën e tij.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro